Avokati i Mirit: Gjyqatari vuan nga nje semundje e rende, u diganostikua ne Gjermani

Aktualitet

Avokati i gjyqtarit Shkelqim Miri, pas seances se gjyqit, eshte shprehur se provat e Prokurorise nuk ishin te mjaftueshme dhe se si burim jane shfrytezuar mediat dhe opinioni negativ per gjyqtarin.

Avokati Ardian Visha theksoi se lidhur me shumen e parave te gjetura ne shtepi, ai nuk e konsideroi te larte, referuar pagave te gjyqtarit dhe bashkeshortes se tij, ndersa beri me dije se gjyqtari eshte diagnostikuar me tumor ne koke ne muajin Maj ne Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natyrisht shfrytëzimit bumit mediatik e ka bërë efektin e kundërt, që u përdor nga prokurori për të kërkuar masën ekstreme. U përdor opinioni tërësisht negativ i publikut për gjyqësorin. Detyrë e prokurorisë të provojë natyrën kriminale të parave të gjetura. Kjo gjë nuk u bë, as në akte, as nuk u provua. Shuma është relative në kushtet ku jetojmë. Ky gjyqtar ka 25 vite që punon me një rrogë të konsiderueshme, gjithashtu edhe bashkëshortja me rrogë të konsiderueshme. Ka problematikë shëndetësore. Në fund të majit është ekzaminuar në Gjermani me tumor në kokë. Nuk është e gjitha para e tij, është marrë edhe monedha në shtëpinë e tij jo vetëm kartëmonedha”, – deklaroi avokati Visha.

ME TE LEXUARAT