Rusia akuzon SHBA me pamje nga videogame…!

Ministria ruse e Mbrojtjes postoi ato që cilësoi si prova të pakundërshtueshme që SHBA ndihmon Shteti Islamik, por duket se nxitimi për të bërë më shumë propagandë ndaj SHBA ka çmimin e tij dhe mos fotove të publikuar, ishte ajo e një loje elektronike.

Madje në sqarimin për foton ministria thotë se forcat amerikane po ndihmojnë evakuimin e një karvani të IS që largohet nga një qytet sirian. Por fotoja shfaq një skenë nga loja elektronike për telefona celularë Simulatori AC130: Skuadra e forcave speciale.

Kliko per me shume info

Ministria ruse e Mbrojtjes, u përpoq të reagonte shpejt dhe tha se ishte një gabim i një nëpunësi, por duket se gjithçka është bërë me dashje. Fotoja që gjoja shfaq karvanin është modifikuar që të mos dallohen informacionet normale që një lojë elektronike nxjerr në ekran.

Duket se gabimi trashanik i nëpunësit ka qenë mbulimi i dobët që i ka bërë fotos, pasi në të djathtë të ekranit shihet shkrimi “Gjithçka mund të ndryshojë”, një lajmërim i zakonshëm në lojërat ende në fazë zhvillimi. Për më tepër, edhe disa video të postuara po me të njëjtin qëllim nga ministria ruse, janë hedhur poshtë nga shumë faqe interneti që kontrollojnë faktet dhe që thonë se janë marrë nga video të vjetra të sulmeve ajrore irakiane ndaj IS në vitin 2016. Rusia akuzon SHBA se mbështet Shtetin islamik fshehurazi, por zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se nëse akuzat mbështeten mbi lojëra elektronike, s’ka nevojë për koment. Me ironi zyrtarë amerikanë thanë se saktësia e akuzave ruse është po aq e madhe sa ajo e sulmeve të tyre ajrore në Siri, citon top channel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.