Ky është avioni që identifikoi mijëra plantacione me kanabis në Shqipëri

Kliko per me shume info

Guardia di Finanza ka publikuar sot fotot e avionit i cili identifikoi parcelat me kanabis në Shqipëri gjate monitorimeve nga ajri.

Avioni Piaggio P166 model DP1 është i pajisur me sistem operativ “ATOS” i cili kryhet me sensor hiperspektral Casi 1500. Ai është i pajisur me aparat fotografik dixhital Phase One IXA 180 dhe një aparat fotografik i tejdukshëm Nikon DX3.

Kliko per me shume info

Me anë të këtij avioni janë kryer 53 orë fluturim dhe u identifikuan mijëra plantacione me kanabis sativa në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në 2013 në fillimin e fushatës së fluturimeve ajrore gjatë 25 misioneve ajrore u identifikuan 304 plantacione të kanabisit për një total prej 14 772 rrënjësh narkotike që më pas janë asgjesuar nga autoritetet shqiptare. Të dhënat nuk përfshijnë Lazaratin

Në 2014 në kuadër6të 39 misioneve ajrore u identifikuan 815 plantacione kanabisi për një total prej 46 605 rrënjësh kanabis të cilat më pas u asgjesuan. Edhe në këtë rast nuk përfshihen të dhënat në Lazarat.

Në 2015 gjatë 39 misioneve ajrore u identifikuan 1368 plantacione në total prej 242 945 rrënjë kanabis të cilat u asgjesuan.

Në 2016, vit rekord u identifikuan 2086 plantacione në total 753 468 rrënjë të asgjesuara.

53 misione ajrore në mbulim me një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar, duke identifikuar 88 plantacione për një total 4844 rrënjë të asgjesuara.

Ndërsa që nga mesi i shtatori deri në 8 tetor 2017 janë zhvilluar edhe 5 misione të tjera të cilat kanë cuar në zbulimin e 2 plantacineve të tjera dhe asgjesimin e 473 rrënjësh kanabis”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.