Deputeti grekë: Avionët e ushtrisë të shkojnë në Himarë

Aktualitet

Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro thotë për “Arena” se një deputet grek ka propozuar që avionët luftarakë grekë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare.

“Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve.”, -tha Goro.

Prej disa ditësh, në Himarë, policia dhe IKMT, kanë nisur një aksion në prishjen e disa ndërtimeve pa leje, në kuadër të investimeve publike në këtë zonë.

ME TE LEXUARAT