Motra e sulmuesit të Nju Jorkut: “Autorit i është shpëlarë truri”

Motra e sulmuesit të dyshuar të Nju Jorkut, Sayfullo Saipov, i tha Radios Evropa e Lirë se familja e saj beson se Saipovit, 29 vjeç, i është “shpëlarë truri”, ndërsa autoritetet amerikane i luti që “t’i japin kohë” dhe t’i ofrojnë “gjykim të drejtë”.

Umida Saipova po ashtu ngushëlloi famljet e viktimave të sulmit të 31 tetorit, kur Saipov dyshohet se ka goditur me kamion disa veta, duke vrarë tetë prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.

LEXO EDHE:  Betohet presidenti i ri i Kubës, vendos të ndjekë shembullin e paraardhësit
Kliko per me shume info

“Nëna ime nuk ka vërejtur asnjë shenjë të radikalizimit kur e ka vizituar atë në Amerikë”, tha Saipova.

Muqaddas Saipova e ka vizituar djalin e saj për herë të fundit këtë vit.

Saipov është plagosur nga policia dhe tani ndodhet në paraburgim.

Prokurorët kanë thënë se ai është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.

LEXO EDHE:  Shpresë për shqiptarët, SHBA ngre ‘alarmin’ për Ballkanin Perëndimor: S’duhet të presim, Rusia dhe Turqia…

Incidenti ka qenë sulmi më vdekjeprurës terrorist në Nju Jork, që nga sulmet e 11 shtatorit, 2001, kur kanë mbetur të vrarë mbi 2,600 njerëz.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here