Automjeti e përplasi në rrugë, 38-vjeçarja humb kujtesën

38-vjeçarja Alketa Çarçani dergjet në shtratin e spitalit të Vlorës që nga dita kur një automjet e përplasi në rrugë.

Kliko per me shume info

Goditja e fortë i shkaktoi Alketës dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Mëngjesi i së shtunës kur ajo shkonte në punë si çdo ditë, ishte fatal.

Sot rreth 10 ditë pas aksidentit Alketa nuk mund të ngrihet dot nga shtrati, pasi ka tronditje, plagë të shumta dhe humbje të kujtesës. Ajo nuk mund të kujtojë asgjë, por me mundim tregon sesi ndihet.

LEXO EDHE:  Gjyqi i kuksianëve, Braimllari: Rama s'mund t'i mbyllë gojën çdo shqiptari, ne do të vazhdojmë

Është i ati që tregon sesi ndodhi aksidenti i 38-vjeçares. Shkaktari i aksidentit e dërgoi Alketën në spital dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Kur Alketa të dalë nga spitali, e pret një tjetër realitet i hidhur. 3 djemtë e presin me mall në shtëpinë e rrënuar dhe me lagështirë. Ish-magazinat e peshkut janë e vetmja strehë për familjen e Alketës, e cila ishte shtylla e shtëpisë pasi bashkëshorti është i sëmurë.

LEXO EDHE:  Djali 11- vjeçar që bllokohet në plazhin e Adelaidës

Teksa sfidat janë sfilitëse për familjen Çarçani, e vetmja shprese që u ka mbetur është që dikush t’i ndihmojë e të sigurojë një strehe të ngrohtë

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here