EMRI/ Makina e biznesmenit hidhet në erë me C4 pranë Kopshtit Botanik në Tiranë

UPDATE/ Automjeti tip “Passat” me targa AA 946 EE, u hodh në erë me tritol pak kohë më parë në zonën e Kopshtit Botanik. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se automjeti në fjalë i përket shtetasit Ndok Rajta, 42-vjeç. Ky i fundit mësohet se është biznesmen, pasi ka një firmë inertesh.

Ai është shoqëruar në polici menjëherë pas ngjarjes, ku ka dhënë dhe deklarimet e tij lidhur me ngjarjen.

Kliko per me shume info

Makinën ai e kishte parkuar pranë banesës së tij. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, pasi momentin e shpërthimin automjeti ndodhej i parkuar pranë vend-grumbullimi skrapi.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 30.11.2017, rreth orës 09:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet.

Menjehër në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit N.R., 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.