“Audit” iu vu zjarri qëllimisht, policia heton kunatin e pronarit të makinës

Digjet gjatë natës mjeti “Audi” në pronësi të një ndërtuesi në Tiranë, por që prej disa ditësh ishte në përdorim nga kunati i tij në Vlorë, pronar i një lokali në zonën e Lungomares.

Sipas të dhënave, “Audi”, me targa AA 163 RX, ishte në pronësi të shtetasit G. Rukaj, banues në Tiranë. Ai ia kishte dhënë para pak ditësh makinën në përdorim vëllait të gruas, me profesion inxhinier ndërtimi, por që menaxhonte edhe një lokal pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Kliko per me shume info

“Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ‘Audi’ është në pronësi të shtetasit G.R., banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij, shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë”, bëri të ditur Policia. Nga hetimi paraprak, dyshohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi në pjesën e përparme të mjetit janë gjetur gjurmë lëndë djegëse (benzinë). Nga flakët automjeti është djegur në pjesën e përparme, po edhe në brendësi të tij. Sipas Policisë, 25-vjeçari Julian Malaj ka pohuar për grupin e hetimit se ai e kishte parkuar edhe herë të tjera në të njëjtin vend mjetin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me pronarin e “Audi”-t në Tiranë, shkruan “Panorama”. Por nuk ka të dhëna nëse ai ka precedentë apo konflikte. Gjithashtu, blutë nuk përjashtojnë as dyshimin që zjarrvënia të ketë lidhje me personin që e kishte në përdorim. Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, gjithsesi Policia dyshon për shkak të konkurrencës apo edhe ndonjë konflikt të mundshëm të 25-vjeçarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here