Në pranga familjarët e shqiptarit që terrorizoi Italinë me “Audi”-n e verdhë

Një bandë kriminale shqiptare është shkatërruar nga policia italiane në Padova, që grabiste banesat. Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 6 shqiptarë, të gjithë kushërinj me njëri-tjetrin.

Dy prej tyre janë vëllai dhe nipi i Vasil Ramës, ky i fundit është shoferi i Audit të verdhë famëkeq në Itali që përdorej nga një tjetër bandë shqiptare gjatë vitit 2016.

Kliko per me shume info

Policia italiane thotë se banda e grabitësve shqiptarë vidhnin banesa në prani edhe të pjesëtarëve të familjes.

Më pas ata largoheshin duke u hedhur edhe nga lartësitë.

Shqiptarët kanë vjedhur shuma të mëdha parash.

Hetuesit kanë mundur të rekuperojnë 100 mijë Euro, para që ju gjetën shqiptarëve të arrestuar.

LEXO EDHE:  Noterja fsheh kartelën e pronësisë, qytetarja humb miliona lekë

Sipas Corriere sella Sera, bëhet fjalë për një familje të tërë që merrej me vjedhje banesash por edhe makinash luksoze ashtu siç bëri Vasil Rama, shoferi i “Audi”-t të verdhë.

KUSH ESHTE VASIL RAMA, SHOFERI I AUDIT TE VERDHE

Vasil Rama 36-vjeçari shqiptar është personi që udhëtonte me “Audin e verdhë” Rs4 në janar të 2016 duke terrorizuar gjithë veriun e Italisë për shkak të shpejtësisë marramendëse deri 270 km në orë me të cilin ngiste mjetin, gjë që i lejonte të grabiste pa u kapur nga policia. Policia ra në gjurmët e bandës kur aksidentuan për vdekje një grua.

LEXO EDHE:  "Le të guxojë po t'ia mbajë by***!" PLAS në Bllok SHERRI mes Tahirit e Gaz Demit

Sipas mediave italiane, shqiptari u prangos nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Vasil Rama u bllokua në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë, nga policia e Venecias”.

Ai u arrestua falë bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme italiane me policinë greke.

Vasil Rama cilësohet nga policia italiane si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjeve të policisë jo vetëm me “Audin e verdhë, por edhe për akuza të tjera. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Nga hetimet rezulton se ai shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false.

LEXO EDHE:  Llallës dhe Doshit i është ndaluar hyrja në SHBA, ja reagimi i Edi Ramës

Që kur mjeti u vodh në 26 dhjetor të 2015, u përdor për grabitje nga një bandë e specializuar e cila me sa duket kishte zgjedhur 36-vjeçarin Rama për drejtimin e frikshëm. Audi kishte arritur t’i shpëtonte të gjitha ndjekjeve të policisë falë shpejtësisë tepër të madhe, ndërsa një herë kishte udhëtuar edhe në sens të kundërt në autostradë.

Ndonëse mjeti u gjet i djegur në Olmè di Fonte, provincë e Toskanës më 25 janar, policia nuk i ndali kurrë hetimet duke shkuar në gjurmët e shoferit shqiptar pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here