“Audi” humb kontrollin dhe përplaset me dy makina, 5 persona të plagosur

Kliko per me shume info

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, në aksin rrugor të Panajasë, , ku pesë persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e tre automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe nga verifikimi paraprak i shërbimeve të policisë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej automjeteve.

Kliko per me shume info

Policia e Vlorës ka njoftuar se, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, gjatë drejtimit të makinës ka humbur kontrollin, dhe ka goditur nga pas mjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin Q. M., 34 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në autostradën Vlorë-Fier në aksin rrugor të Panajasë, janë përplasur 3 automjete.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se mjeti tip ”Audi” me drejtues shtetasin K.D., 22 vjeç, gjatë drejtimit të mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin tip ”Hyndai” me drejtues shtetasin Q.M., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së këtyre dy mjeteve, errësirës dhe bllokimit të rrugës është përplasur me trafikndarsen edhe mjeti tip ”Benz”, me drejtues shtetasin D.L., 24 vjeç.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar të tre drejtuesit e mjeteve si edhe 2 shtetasit pasagjer, Sh.L., 29 vjeçe ; E.M., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në përfundim të hetimit dhe përcaktimit të rrethanave të aksidentit ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip ”Audi”, shtetasin :
Klevis Deliaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale ”Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.