Atentati në Itali/ Del emri i shqiptarit nga Durrësi

Del emri i plotë i shqiptarit nga Durresi i cili u plagos mbremjen e djeshme ne nje atentat ne Itali.

Mediat italiane shkruajne se policia ka vene ne pranga tre persona pasi dyshohet të jenë autorë të plagosjes së 23-vjeçarit Rodeo Sinjari.

Kliko per me shume info

I riu nga Durrësi mori një plagë në këmbë kur u qellua në Savona.

‘Ansa’ shkruan se shqiptari banonte në Toirano. Ai i shpëtoi vdekjes, pasi në nxitim e sipër u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi t’i shmangej plumbave.Sipas mediave italiane, emri i shqiptarit nuk ishte i panjohur për policinë italiane, pasi ai ishte përfshirë në një sherr në gusht të 2015-ës me gazetarin Vittorio Brumotti e “Striscia la Notizia”, bashkë me familjen e tij.

Ky i fundit mori dëmtime të mëdha në fytyrë, sic e shihni ne foton me poshte.

SHERRI ME GAZETARIN E “STRISCIA LA NOTIZIA”Vittorio Brumotti, gazetari i njohur italian i “Striscia la notizia”, u dhunua më 19 gusht të vitit 2015 nga i riu shqiptar, Rodeo Sinjari dhe babai i tij. Brumotti, ka qenë kampioni italian në disiplinën sportive ‘Bike Trial’ e njëkohësisht gazetar televiziv në programin “Striscia la notizia” në Kanale 5. Ngjarja ndodhi në provincën e Savonës, ndërsa pas sherrit me shqiptarët rrezikoi seriozishet syrin e tij. Gazetari një ditë pas ngjarjes së rëndë deklaroi se ishte trembur për vdekje dhe madje kishte menduar se mund të vdiste.“Kam qenë duke u stërvitur me tim atë dhe dy atletë që marrin pjesë në botërorin e bike trial. Po ndiqja makinën e sigurisë, që drejtohej nga një miku im, në të cilën ishte edhe i biri. Në atë moment makina e sigurisë parakalohet nga një makinë tjetër, nga e cila është hedhur ujë në fytyrën e mikut tim dhe më pas edhe një shishe drejt makinës. Miku im iu tha “çfarë po bëni?”. Makina ndaloi dhe djali i drejtuesit doli dhe qëlloi Fabion në fytyrë me grusht. Unë, duke parë atë të trembur, vrapova tek ai dhe e gjenda veten në mes Jam goditur në fytyrë, nga syri i djathtë, që nuk ishte shëruar ende nga një rrëzim i një viti më parë. Pastaj erdhi edhe babai i djalit, që gjithashtu filloi të më godiste. Goditën edhe tim atë, që ishte rrëzuar. Unë dhe im atë u ndjemë vërtet të rrezikuar për vdekje. Më kërcënuan me vdekje pasi më rrahën dhe kërcënuan madje edhe ata që filmuan sherrin”, ka thënë ai dy vite më parë.Familja Sinjari ishte e para e cila pas zënkës denoncoi ngjarjen në rajonin e policisë së zonës. Ata janë të asistuar nga një studio avokatie më e mira e këtij territori dhe nga avokati mjaft i njohur penalist Enrico Nan. Shqiptarët pretenduan se ishin pala e dëmtuar e kësaj ngjarjeje, dhe se kishin reaguar për t’u mbrojtur nga aktet e dhunshme të gazetarit italian e miqve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here