Flet kreu i policisë së Tiranës: E vërteta e atentatit ndaj policit te ish-Parku

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu ka folur pas plagosjes së efektivit të policisë Ermal Bregu. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën dhe se ngjarja është shumë afër zbardhjes.

“Në orën 19:35 minuta në sallën operative të Policisë Tiranë ka një informacion se në lagjen ku ndodhemi aktualisht ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kanë ardhur menjëherë shërbimet dhe person i dëmtuar është dërguar në spitalin ushtarak. I dëmtuari është punonjës i policisë i cili ka qenë jashtë detyrës pasi banon në këtë lagje.

Kliko per me shume info

Është konfliktuar me dy persona dhe një nga personat pas konfliktit ka goditur me armë zjarri. Jeta e punonjësit është jashtë rrezikut. A ka lidhje me detyrën? Jo nuk ka lidhje dhe jemi shumë afër zbardhjes” – tha Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.