Atentati me armë tek “Astiri”, arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi

Një 22-vjeçar u arrestua nga policia, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në 16 Nëntor në rrugën “Mikel Maruli”, pranë “Unazës së Re” në kryeqytet.

Shtetasi Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës ka rënë në pranga, pasi pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një studioje tatuazhesh, ka plagosur me armë zjarri Gentian Rrahmani.

Kliko per me shume info

Sipas policisë Joxhino Kambo në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë Rrahmanin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të Kambos, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Deklarata e policise:
Kapet dhe ndalohet një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr.

Më datë 27.11.2017 shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor :

– Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 78-22,25 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.