Atentati me C4 në Vlorë, policia arreston djalin e biznesmenit, ja ç’kishte në makinë

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Ines Hajrulla të cilit iu bë atentat me tritol në Vlorë një ditë më parë.

Burime nga policia e Vlorës thonë për tvklan se në makinën e Ines Hajrullës u gjet një pistoletë tip ‘Glock’ me 18 fishekë.

Kliko per me shume info

Sipas policisë, brenda mjetit tip “Jeep” që shpërtheu me tritol, në sediljen e shoferit u gjet një çantë supi brenda së cilës ishte fshehur pistoleta.

Kujtojmë se në 20 Dhjetor të vitit 2016, i riu ishte arrestuar po për armëmbajtje pa leje dhe po hetohej në gjendje të lirë.

Ines Hajrulla është person me precedent të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.

Paraditen e djeshme, 25-vjeçari po udhëtonte me fuoristradën e tij kur mjeti shpërtheu në ecje për shkak të një sasi tritoli. Inez Hajrulla humbi gjymtyrët e poshtme dhe u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here