Atentat me armë zjarri në Tiranë si pasojë e nje konflikti të çastit

Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen “Gurrile” rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motorçikletë.

 

Kliko per me shume info

 

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.

Ata janë shtetasit:

E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”,

D. H, 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër, Gjithashtu është bërë arrestimi për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit:
Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në “Zogaj” Shkodër.

Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke i’u përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke i’u përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.