Atentat në Vlorë, hakmarrje për masakrën e Coles


Report TV ka siguruar videon ekskluzive të atentatit që ndodhi në 1 tetor në qytetin e Vlorës, ku u plagosën Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar dhe Dritan Bega, pas të shtënave me breshëri kallashnikovi nga një automjet tjetër.

Në video duket momenti kur makina “Mercedez Benz” e Ferdinand Llanajt afrohet për t’u futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një automjet BMW i pret rrugën. Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMW, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov. Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për ti shpëtuar plumbave.

Kliko per me shume info

Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz. Ndërkohë fëmija 8-vjeç i Ferdinand LLanajt nuk del nga makina, duke mbetur I plagosur. Dy autorët qëllojnë me breshëri dhe brenda 10 sekondave drejt mjetit “Mercedez Benz” është qëlluar 20 herë, me qëllim për të vrarë Ferdinand Llanaj.

Pamjet janë menjëherë pas atentatit, ku Ferdinand Llanaj dhe Dritan Begat janë të gjakosur dhe ndodhen të shtrirë në rrugë. Pas atentatit BMW-ja e atentatorëve largohet me shpejtësi në drejtim të Fierit, ndërkohë që Dritan Bega dhe Ferdinand Llanaj dallohen në rrugë, teksa kërkojnë ndihmë pasi janë të plagosur.

Nga video ekskluzive që Report TV ka gjetur, dallohet se makina e atentatorëve mbërrin pikërisht në momentin që Ferdinand Llanaj po futej në rrugën Transballkanike, çka ngre dyshimet se ka patur një person të katërt që i ka informuar për lëvizjen e makinës “Benz”.

Llanaj prej tre ditësh pa makinë të blinduar
Gjithashtu, Report Tv ka mësuar se prej tre ditësh, nga momenti i atentatit mesditën e 1 tetorit, Ferdinand Llanaj lëvizte pa makinë të blinduar. Shkak për këtë vendim të tij ishte bërë aksioni i policisë “Vjeshtë 2017” dhe i druhej një sekuestrimi të mundshëm të automjetit të tij blind. Dhe pikërisht ky informacion ka rënë në veshin e atentatorëve të cilët menjëherë kanë organizuar pritën ndaj shënjestrës me qëllim ekzekutimin e tij.

Ngjarja dyshohet hakmarrje për masakrën e Çoles
Ky atentat i ndodhur më 1 tetor të 2017-së, duke se ka lidhje me hakmarrjen dhe konkretisht me masakrën e Çoles, në 2015. Kjo për faktin se Aleksandër Llanaj, vëllai i të plagosurit Ferdinand Llanaj, është i dënuar për vrasjen e 3-fishtë në vitin 2015 në Vlorë. Aleksandër Llanaj vrau tre të rinjtë, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj.

Ndërkohë në vitin 2011 është vrarë Baftjar Llanaj nga Sako Xhaferri, po për motive hakmarrje pasi në vitin 2005, pasi Baftjar Llanaj i kishte vrarë babain dhe i kishte plagosur të vëllain. Për këtë atentat ende nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërkohë që autorët i vunë flakën makinës, duke humbur çdo gjurmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here