Askush s’e mposht dot Skënderbeun/ Muzaka sjell “barazimin e artë” në Vlorë

Skënderbeu nuk mposhtet nga askush. Flamurtari sot bëri një ndeshje spektakolare në shtëpi, duke qenë në avantazh 1-0 deri në minutat e fundit të takimit, por korçarët arritën ta mbyllnin takimin me barazim.

Kliko per me shume info

Flamurtari shënoi i pari me Bicajn (38’). Korçarët vuajtën nga presioni i madh i ushtruar nga vendësit, por shtuan ritmin e lojës dhe nisën të guxonin akoma më shumë. Goli duhej të vinte, sepse aksionet gjatë ndeshjes nuk kishin munguar. Flamurtari u tregua kockë e fortë deri në të 88’, kur Muzaka barazoi për 1-1!

Me këtë ndeshje, Skënderbeu vazhdon të jetë i pari i Superiores, kurse Flamurtari i treti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.