Arti në zi, ndahet nga jeta vokalisti legjendar
Lajmifundit
/
24 Nëntor 2017, 20:58
Showbiz
Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare legjenda e muzikës, Jon Hendricks.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për mediat amerikane nga e bija, Aria.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Stili unik i këngëtarit e ndihmoi që të ngjitej në majat e muzikës botërore dhe shpesh cilësohej si “poet laureat i xhazit”. Ai njihej gjatë viteve të ’50-ta si pjesë e treshes së famshme Lambert, Hendrick dhe Ross.
Suksesin më të madh e kishte në karrierën solo kur më së miri shfaqi mjeshtërinë e stilit të vokalit.