Artan Hoxha: Ja cfarë ka ndodhur me vrasësit e Artan Santos

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot në mbrëmje te emisioni ‘Të paekspozuarit’ ngjarjen kriminale të vrasjes së një shqiptari në Ekuador, person i cili ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij në Ekuador janë vrarë 6 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

Kliko per me shume info

“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personaszh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje.

Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajësh, dhe shqiptar është i dyti . Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori prodhuesi më i madh i kokainës në botë.”- u shpreh Hoxha.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për hetimet lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo tre vjet më parë, Hoxha thotë se s’ka asgjë të re në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij vrasësit e Santos janë ekzekutuar.

“Autorët e asaj ngjarje janë ekzektuar. Të paktën në dijeninë time ata janë persona që janë ekzekutuar”, është shprehur Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here