Arrrestohet pogradecari, futet në lokal dhe dhunon dy vëllezërit e tij

Kliko per me shume info


Policia e Pogradecit vuri në pranga një 26 vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta dy vëllezërve brenda lokalit në pronësi të tyre.

Policia lokale thotë se ka arrestuar të riun Borian Syzo, banues në qytetin juglindor.

Kliko per me shume info

“Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 02.11.2017,  në lagjen nr 1 në Pogradec, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasit A.C, 44 vjeç dhe A.C, 46 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Pogradec, në lokalin në pronësi të tyre si edhe ka dëmtuar orenditë e këtij të fundit.

Dy shtetasit e lartpërmendur ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.