Policia arreston zjarrfikësin, i gjenden seri municionesh në shtëpi

Kliko per me shume info

Nje efektiv i sherbimit te zjarrfikeses eshte arrestuar nga policia diten e sotme me akuzen e armembajtjes pa leje.

Burimet zyrtare thane se nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kliko per me shume info

Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH Pukë.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

686 copë fishekë automotiku.

374 copë fishekë Pistolete TT.

4 copë krehëra automotiku.

Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.