Arrestohet "I forti" i Shkodrës, akuzohej për shfrytëzim prostitucioni

Aktualitet

Policia e Shkodrës vuri në pranga mbrëmjen e së shtunës Rinard (Frederik) Totën i njohur në Shkodër si biznesmen me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkë me të u vu në pranga edhe një tjetër person i akuzuar si bashkëpunëtor dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion. 50-vjeçari zotëron lokalin “Tata” ku edhe kryhej ky aktivitet.

Prej kohësh Tota ishte vënë në lëvizje pas postimeve në rrjetet sociale të fotove ku biznesmeni shihej nën shoqërinë e vajzave të ndryshme në disa raste edhe në shtrat. Ai ka qenë i dënuar edhe në të kaluarën për vepra të ndryshme penale.

ME TE LEXUARAT