Policia e Matit ka arrestuar një 23-vjeçar, sepse ishte shpallur në kërkim pasi kërcënoi me armë zjarri një shtetase.
Personi i arrestuar është Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel, i cili ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13.07.2017 në bashkëpunim me shtetasin Xh.B, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri shtetasen F.T.
Për këtë shtetas me datë 17.07.2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale “Kanosje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet hetimore në lidhje me rastin do ti kalojnë Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.