Arrestohet 29-vjecari Spiro Naçi, shkaktoi aksidentin e eskortës së Ramës në Korçë

Shtetasi Spiro Naci është arrestuar nga policia me akuzën e shkaktimit të aksidentit ku u përfshi eskorta e kryeministrit Edi Rama në hyrje të Korçës më 27 nëntor 2017.

Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin, e cila bëri me dije se më datë 27.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Spiro Naci, 29 vjeç, banues në Korçë.

Kliko per me shume info

Arrestimi i tij është bërë pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Biranj, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetet tip “Rang Rover”, me drejtuese shtetasen P.V, 21 vjeçe, banuese në Maliq dhe dy mjetet e Gardës, mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Sh.P, 45 vjeç, banues në Tiranë dhe mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin L.Xh, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Sh.P dhe pasagjeri E.M, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u nisën në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here