Arrestohen 200 anëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, korrupsion 100 miliardë USD

Kliko per me shume info

Skandali i korrupsionit të pa precedents që përfshin familjen mbretërore në Arabinë Saudite vijon të zgjerohet.
Më shumë se 200 persona u arrestuan ndërsa të gjithë ishin princër, ministra dhe sipërmarrës, bejne me dije autoritetet suadite.

“Gjithsej janë thërritur 208 persona për hetim, deri tani. Nga këta 208 persona, shtatë janë lënë të lirë. Shtrirja e veprimeve të zbuluara të korrupsionit është shumë e madhe”, njoftoi prokurori i përgjithshëm i mbretërisë në një komunikatë.

Kliko per me shume info

“Shumat në total nga këto veprime arrijnë 100 miliardë dollarë në rreth 10 vite”, sipas të njëjtave burime, që flasin për një hetim që ka filluar para tre vitesh.

Autoritetet kanë ngrirë të gjitha llogaritë bankare të të dyshuarve dhe paralajmëruan se të gjitha asetet që janë të lidhura me afera korrupsioni do të konfiskohen në përfitim të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.