Arrestimi i polices për ryshfet, deputeti i PD: Taktika korruptive që qytetarët të paguajnë “nën dorë”

Politikë

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me arrestimin e një punonjëse policie, nën akuzën se ka dhënë ryshfet një sasi parash, në këmbim të lejes së legalizimit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shehu i del në një farë mënyrë në mbrojtje efektives Klea Sala, e cila pagoi 6 mijë euro sekserëve për të përfituar legalizimin. Shehu e nis statusin e tij me një pyetje, mbi faktin nëse policja duhej të arrestohej. Duke qëndruar në këtë linjë, demokrati shton se vet sistemi i detyron qytetarët të paguajnë ‘nën dorë’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I TRITAN SHEHUT

A DUHET ARRESTUAR POLICIA SALA PER 6000 E RRYSHFET DHENE PUNONJESVE TE ALUIZNI-T??

Nje pyetje e veshtire kjo, qe ne nje vend normal do te merrte vecse pergjigje pozitive.

Por pyetja tjeter eshte, a jemi nje “vend normal”??

Familja e Zj.Sala kishte aplikuar qe prej vitit 2014 per legalizim banese dhe nuk kishte marre asnje pergjigje nga zyrtaret perkates, as negative kjo.

Dhe kjo heshtje ka qene vecse e qellimeshme, pikerisht per te detyruar qytetarin te paguaje “nen dore”.

Kjo “taktike” korruptive eshte nje dukuri e zakoneshme per shume nga institucionet e zyrtaret tane tashme.

Cfare duhet te beje qytetari i shkrete ne kete rast, te mbetet pa shtepi, pa pune, pa nje dokument te domosdoshem, apo te paguje “haracin”, ndonese e veshtire kjo per ate.

Kjo ndodh kudo sot ne vendin tone, eshte bere nje rutine korruptive dhe denigruese ne maredheniet midis instiucioneve dhe qytetareve.

Edhe dicka, sa qindra miliona Euro jane grumbulluar ne kete forme “haraci” nga punonjesit e shtetit ne kurriz te fshatareve te shkrete qe kultivuan kanabisin?!

pra përgjigja e asaj pyetjeje është shume me e vështirë e komplekse nga sa duket ne pamje te pare.

ME TE LEXUARAT