Arrestimi në Elbasan, 25-vjeçari mik me shoferin e Tahirit

Kliko per me shume info

Policia e Elbasanit arrestoi një biznesmen 25-vjeçar më 1 nëntor në fshatin Balldre të këtij rrethi, ku sipas të dhënave, atij iu gjetën në makinë 800 mijë euro si dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Policia ka publikuar informacion në lidhje me ngjarjen në sitin zyrtar të Policisë së Shtetit, por megjithëse thuhet se u kap me një sasi të madhe eurosh, nuk bëhet e ditur shuma dhe as fakti që iu gjetën dy patenta të Saimir Tahirit.

Kliko per me shume info

“Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal”.
Biznesmeni O.S. në dëshminë e tij në polici tha se ishte mik me shoferin e ish-ministrit dhe ai i kishte harruar në mjetin e tij. Por për çfarë akuzohet ai?
Policia thotë se materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.
Neni 291 – “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Neni 242 – Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik
Neni 180 – Fshehja e të ardhurave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.