Arrestimi i nënprefektit të Tiranës/ Skema e falsifikimit, si iu dha familjarëve 36 ha tokë në bregdet

Aktualitet

Përveç nënprekfektit të Tiranës, Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë, Prokuroria e Kavajës i ka bërë kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për:

Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë

Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë

Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Prokuroria e Kavajës dyshon se ata janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave dhe informon “Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017)”

Sipas prokurorisë “ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes” informoi prokuroria.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.

ME TE LEXUARAT