Arrestimi i Albin Kurtit, reagon Haradinaj

Kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar me anë të një postimi në Facebook  në lidhje me arrestimin e katër deputetëve të Lëvizjes së Vetvendosjes.

Haradinaj thotë se nuk do ti përkrahë kur janë në kundërshtim të gjyqësorit.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Të respektuar kryesi e Lëvizjes Vetëvendosje,

Ju drejtohem me disa fjalë.
Kundërshtimet politike kundër marrëveshjeve të rrezikshme, kanë qenë, janë dhe mbeten legjitime.

Kundërshtimet ndaj institucioneve të gjyqësorit, dalin në terren tjetër, me presedanë të rrezikshëm për vendin.

Si kryetar i Qeverisë, sot, ju them se kam po ato qëndrime që kisha si kryetar partie, ku secili nga ne i jemi përgjigjur Gjyqësorit.

Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që të ndajë kundërshtimin politik, me kundërshtimin ndaj gjyqësorit.

Gjyqësori, edhe ashtu në vështirësi, dobësohet edhe më tepër kur deputetët e zgjedhur e kundërshtojnë atë.

Këtë thirrje e bëj, si Kryetar Qeverie, si kryetar partie por edhe si qytetar i Kosovës.

Nuk do të jem në përkrahjen tuaj, kur jeni në kundërshtim të gjyqësorit, pasi edhe më parë u kam kërkuar edhe kolegëve të mi, por edhe vet e kam respektuar gjyqësorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here