Kosovë, arrestohen 11 persona për trafikim dhe abuzim me fëmijë

Policia e Kosovës, në një operacion policor ka arrestuar 11 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale që ndërlidhen me trafikim dhe abuzim me fëmijë.

Në një komunikatë për media thuhet se personat e arrestuar janë shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kliko per me shume info

“Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, bazuar në një plan të veçantë operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmoshë kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’ , ka identifikuar 21 fëmijë lëmoshë-kërkues, prej tyre 13 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas shqiptarë. Po ashtu është bërë identifikimi i 19 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 9 shtetas të Kosovës dhe 10 shtetas të Shqipërisë, derisa janë arrestuar 11 persona të dyshuar”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Shkeli me këmbë flamurin kroat në Parlamentin serb, KE dënon rëndë Sheshel

Prej 21 fëmijëve lëmoshë-kërkues, 18 kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kanë vërtetuar lidhjen familjare, ndërsa 3 kanë qenë të shoqëruar me persona tjerë, e që janë identifikuar si viktima të trafikimit, ku edhe janë iniciuar procedimet penale, raporton REL.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here