Ç’po ndodh në Kosovë? Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi dhe Albulena Haxhiu

Policia e Kosovës ka arrestuar tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Arrestimi është kryer me urdhërarrest që e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi deputetët nuk janë paraqitur në seancë.

Kliko per me shume info

Ata janë arrestuar në hyrje të Kuvendit, ku pritej të hynin në seancë.

Tre deputetet e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi akuzohen nga Gjyakta për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në shumicën e seancave këta deputetë nuk janë paraqitur fare në Gjykatë, çka ka sjellur vendimin e gjyqtarit Kalludra për arrestimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.