Arrest me burg për Orest Sotën, flet avokati: Biznesmeni nuk kishte dijeni për patentat

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij.

Në përfundim të seancës, avokati i biznesmenit pretendon se klienti i tij nuk kishte dijeni për faktin se patentat e Saimir Tahirit ndodheshin në makinat e tij.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT - Arrestohet në Kosovë vrasësi i Marjo Majollarit, fshihej me emër tjetër
Kliko per me shume info

Ndërsa për paratë e gjetura në makinë, avokati shprehet se do të përdoreshin për aktivitetin e biznesit të familjes.

“Paratë janë tërhequr kesh, pasi janë paguar të gjitha detyrimet e tatimeve. Ne paraqitëm prova në Gjykatë, për rastin. Bëhet fjalë vetëm për para të ligjshme, të Sotës. Shoferi i ish-ministrit ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që ka harruar patentat aty. Sota nuk ka patur dijeni për patentat që ndodheshin në makinën e tij. Madje ai ka shfaqur habi kur policia ka gjetur patentat në makinë. Ai ka njohje me ish-minsitrin. Ka njohje edhe me shoferin e Tahirit, por kjo nuk do të thotë se ka lidhje me patentat që u gjetën aty. Do të ishte mirë që prokuroria të bëjë hetime objektive”, u shpreh avokati i biznesmenit Sota.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here