Arratia e tre zyrtarëve të policisë/ “Rama e Çako po shpërndajnë kriminelët nëpër botë”

Kliko per me shume info

Në vijim të komentimit të çështjeve më të fundit politike të ndodhura në vend,  në Report TV, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vaslili, ka deklaruar se kupola e policisë me në krye drejtorin e përgjithshëm të saj, Haki Çakon, është thellësisht e inkriminuar në trafikun e drogës.

“E gjithë kupola e policisë ka qenë thellësisht e inkriminuar, pjesë mbështetëse e trafikut të drogës dhe ne jetojmë në paradoksin e jashtëzakonshëm, që gjithë kjo kupolë ka qenë e tillë  dhe në krye të saj është drejtori i përgjithshëm. Ky njeri drejton me shumë kompetencë një skuadër të inkriminuar, pjesë të kriminelëve”, është shprehur Vasili.

Kliko per me shume info

Më tej Vasili ka thënë se Kryeministri së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm dhe ministrat, janë bërë bashkë dhe shpërndajnë nëpër kontinentet më të largëta bashkëfajtorët e krimit, në mënyrë që të mbyllin gojën.

“Kemi dhe një kryeministër që është bërë njësh me drejtorin e përgjithshëm të policisë së bashku me ministrat, të cilët këta janë të pafajshmit më të mëdhenj. U pohua dhe nga ambasadori amerikan që një i  inkriminuar i madh është ish ministri i brendshëm, të cilin kryeministri bashkë me të tjerët u bënë barrikadë për ta mbrojtur. Kjo është një provë për ata që i kanë drejtuar. Kryeministri, ministrat apo edhe drejtori i policisë po i shpërndajnë nëpër botë deri në kontinente të largëta, në mënyrë që këta të jenë gojë të mbyllura pikërisht për këtë kupolë që është në krye të shtetit”, ka përfunduar Petrit Vasili

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.