Armëmbajtje pa leje/ Arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” si dhe është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri tip pistoletë.

I arrestuari është shtetasi A. M, 34 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator) .

LEXO EDHE:  DOSJET/ Seriali i ekzekutimeve që tronditi Vlorën. Nga përplasja me bandën e Zani Caushit deri tek vrasja e Cukut
Kliko per me shume info

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here