Lëviznin me armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy të rinjtë nga Shijaku

Policisë së Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi janë kapur duke lëvizur me armë zjarri pa leje nëpër qytet. Personat e arrestuar jaë Gerald Shera, 27 vjeç, dhe Metin Vogli, 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve apo mjeteve të ndryshme prej Strukturave të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP. Vlorë, shtetasve të lartë përmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ”Glock” me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ”TT” me 23 fishekë me krehrat përkatës të tyre.

LEXO EDHE:  Ngjarja nuk u raportua në media, gazetari zbulon të vërtetën
Kliko per me shume info

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ”Benz”, si edhe 5 aparate celular. Materialet hetimore në lidhje me rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here