Qëllohet me armë zjarri ndaj një banese në Fier, policia jep detajet

Kliko per me shume info

Qellohet me armë ndaj një banese ne “Dukas” të Patosit në Fier. Nga te dhenat e para mesohet se ka qene ora 20:55 kur persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.

Informacioni paraprak i Policise:

Kliko per me shume info

Në datën 29.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi rreth orës 20:55, në lagjen “Dukas” Patos, është qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit E.H, 58 vjeç.

Nga të shtënat nuk ka njeri të dëmtuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.