Ardit Gjebrea dedikim kompozitorit Lalo: Ike shpejt…

Ikja e paprituar nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo ka sjellë dhimbje tëk shumë miq e të afërm, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Prezantuesi dhe këngëtari Ardit Gjebrea, ia ka dedikuar një status në rrjetet sociale kompozitorit Lalo, ku shpreh mirënjohje.

Kliko per me shume info

“Eh çfarë kompozitori humbëm sot… dhe sa shpejt… 😔
Paqe për ty i dashur #aleksanderlalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove”- ka shkruar Gjebrea.

Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur pas një arresti kardiak në moshën 68-vjecare. Ai kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i madh’ nga presidenti dhe është autor i këngëve të muzikës së lehtë dhe të filmave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.