Arben Ristani mbështet ambasadorin Lu: Erdhi koha e drejtësisë

Kliko per me shume info

Pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ka reaguar edhe kandidati i Partisë Demokratike, për Vlorën, Arben Ristani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ristani shprehet se e mbështet deklaratën e ambasadorit lu dhe është koha që drejtësia të bëjë punën e saj.

Kliko per me shume info

“Une besoj se sot eshte dita qe jo nje peshk i madh, as dy e tre, por te gjithe ata qe kane notuar ne ujrat e pista te krimit dhe korrupsionit duhet te kapen nga rrjeta e drejtesise.”, – shkruan Ristani.

Në vijim të postimit të tij ai shkruan: “Cdo demokrat dhe njeri i ndershem i ketij vendi duhet te duartrokase ambasadorin Lu dhe specialistet amerikane antikrim, per pergatitjet dhe ndihmen ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ne menyre qe per nje kohe rekord nga sot, mundesisht brenda dy muajve, brenda janarit qe vjen, te jene para drejtesise kreret, ideatoret, frymezuesit, nxitesit, mbeshtetesit, ekzekutoret dhe perfituesit e medhenj nga situata kriminale qe po i ze frymen Shqiperise.”

Arben Ristani dështoi të dilte deputet për Vlorën në zgjedhjet e 25 qershorit.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.