Arabia shkatërron në ajër raketën e lëshuar nga Jemeni

Arabia Saudite ka shkatërruar në ajër një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni, ndërkohë që arabët janë tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm i dëgjuar pranë Aeroportit të Rijadit.

Forcat saudite të Mbrojtjes Ajrore u cituan nga rrjeti televiziv “Al-Arabiya” të kenë thënë se kishin shkatërruar në ajër një raketë në verilindje të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Shpërthen zjarri në avionin me 274 pasagjerë, ulje të detyruar
Kliko per me shume info

Një televizion i lidhur me rebelët “Houthi” në Jemen njoftoi se raketa ishte lëshuar prej tyre me objektiv aeroportin arab. Ky nuk është rasti i parë, sepse sauditët kanë kapur edhe herë të tjera raketa nga rebelët “Houthi”.

Televizioni shtetëror “Al-Ekhbariya” tha se raketa ishte e përmasave të vogla dhe nuk shkaktoi asnjë dëm.
Për rebelët “Houthi”, kjo ishte një raketë balistike me rreze të gjatë, e lëshuar drejt Aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” të Rijadit.

LEXO EDHE:  Evropa në rrezik, katër vullkanet më të fuqishme drejt shpërthimit

Jemeni është shkatërruar nga lufta mes forcave besnike të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi, dhe atyre aleate me lëvizjen rebele “Houthi”. Arabia Saudite udhëheq fushatën e bombardimeve ajrore ndaj rebelëve në Jemen./tch

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here