Operacion antidrogë në Fier, dy persona kapen me 41 kilogramë kanabis

Kliko per me shume info

Policia e Fierit finalizoi operacionin antidrogë te koduar “DUKAS”. Operacioni u krye nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier i cili ka bllokuar 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga policia jane arrestuar në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike. Burimet zrtrate thane se nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar “DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Kliko per me shume info

Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Dukas”, Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Posted by LajmiFundit.al on Freitag, 10. November 2017

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.