Operacioni anti-kanabis, sulmohet makina e policisë, arratiset i prangosuri

Aktualitet

Pa kaluar shume kohe nga skandali me Policinë e Elbasanit ku u godit automjeti i zv/drejtorit Gjergji Oshafi dhe autorët nuk u arrestuan por u larguan para këmbëve të policisë, një ngjarje e rëndë shënohet këtë herë në Sarandë.

Sipas policisë është sulmuar fugoni dhe dy efektivë të cilët po shoqëronin një trafikant të sapo arrestuar për posedim të 22 kilogramë kanabis. Ngjarja është shënuar në fshatin Vrin të Sarandës ku 26 vjeçari Ermir Idrizllari është arratisur nga furgoni i policisë i ndihmuar nga bashkëfshatarët e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa efektivët që ishin në operacion po kryenin kontrolle në disa banesa, disa të njohur të Ermir Idrizllarit i janë afruar fugonit të policisë kanë sulmuar dy policët që po ruanin të arrestuarin dhe e kanë marrë atë me pranga në duar duke u larguar.

Për rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit pasi ka rezultuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre efektivët kanë ndikuar në arratisjen me pranga të 26 vjeçarit.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy efektivët në shërbim nuk kanë përdorur armët duke i dhënë mundësi grupit të banorëve që kanë sulmuar furgonin e policisë të marrin pa problem të arrestuarin nga furgoni dhe të largohen me një makinë duke humbur gjurmët.

Pas ngjarjes së Elbasanit në 18 shtator të këtij viti, kur automjeti i zv/drejtorit të policisë, Gjergji Oshafi u godit nga një "Audi" i blinduar me drejtues Enea Bekteshin dhe në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, edhe arratisja e të prangosurit nga furgoni i Policisë së Sarandës ngre mjaft hije dyshimi mbi profesionalizimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT