Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, tifozët nuk i përmbajnë dot lotët

Aktualitet

New York City nuk ia doli të kalojë në gjysmë finalet e Konferencës së Lindjes në Major League Soccer në SHBA. Lajmi dytë i keq për tifozët e kësaj skuadre, por jo vetëm është lamtumira që Andrea Pirlo i dha futbollit të luajtur.

Ai hyri vetëm pak minuta në finalen e luajtur, por i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke e duartrokitur. 23 mijë të pranishmit në “Yankee Stadium” shpërthenin në ovacione sa herë që ai kapte topin. Në finale ai nuk i majti lotët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rrjetet sociale Pirlo publikoi një mesazh lamtumire: “Jo vetëm aventura ime në New York arriti në fund, por i gjithë udhëtimi im si futbollist.Ky është momenti që dua të falënderoj familjen time dhe fëmijët e mi për mbështetjen që më kanë dhënë.

Falënderoj të gjitha skuadrat ku kam pasur nderin të luaj, çdo shok skuadre, të gjithë personat që e kanë bërë karrierën time të mrekullueshme dhe së fundmi, por jo nga rëndësia falënderoj të gjithë tifozët në të gjithë botën që më kanë mbështetur. Do të jeni gjithmonë në zemrën time” – shkruan Pirlo

ME TE LEXUARAT