Analisti Dritan Hila, njëherësh moderator i emisionit “ARENA”, ishte i ftuar në studion e lajmeve të “SYRI.net”, ku ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Teksa komentoi sulmet e Ramës ndaj medias dhe gazetarëve, Hila tha se kjo ndodh gjithmonë dhe me çdo kënd që i rrezikon pushtetin Kryeministrit Rama. Sipas tij kjo është një strategji e Kryeministrit për të delegjitimuar shtypin.
“Unë mendoj se është strategji e Ramës për të delegjitimuar shtypin. Sepse shtypi demaskon problematikën me hashashin, me kanabisin e shumë probleme të kësaj qeverie.
Në pamundësi për të rregulluar gomarin i bie shtypit. Shiko retorikën që ai përdor kundër nesh, gazetarët janë gjobaxhinjë, nuk paraqesin realitetin, paguhen me paga marramendëse, e gjitha kjo bëhet për ti hedhur kundër popullit.
Kryeministri ka problem me këdo që i rrezikon pushtetin, dhe shtypi i rrezikon pushtetin. Edi Rama e kalëroi mirë shtypin”, – u shpreh Hila.