A e mbështesin ambasadorët, Ramën? Ja si përgjigjet ish-ministrja Majlinda Bregu

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ish- ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu pohoi se Rama ka mbështetjen e ambasadorëve në Tiranë dhe shtoi se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi nuk do të ishin bërë pa mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“Unë mendoj se po e kanë mbështetur. E dyta ka të bëjë me hallin e madh se ne nuk marrim përgjegjësitë tona. Dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim mbështetjen e ndërkombëtarëve. Asnjë nuk e donte reformën në drejtësi, pasi kishte një paqartësi se çfarë do ndodhte dhe u trembën”- tha Majlinda Bregu.

Kliko per me shume info

Bregu kujtoi edhe kohën kur ambasadoret dhe ndërkombëtarët ndërhynë ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD në lidhje me reformën në drejtësi.

“A e dini se çfarë ka ndodhur me reformën ne drejtësi? Po ti kthehesh, i mbani mend shpeshtimin e kontakteve nga zyra e Bashës te e Berishës, që ambasadori Lu shkonte te Berisha, ikte te Basha, ikte Lu shkonte Basha, se nuk arrinin të besonin atë që thoshte kreu i PD. Se di nëse do zbardhen ndonjë ditë tensionet e trysnitë në momentet e votimit të reformës. Problemet majiseshin, ambasadorët s’dinin se cili ishte qëndrimi i PD. EPP ndërhyri në mbledhjen se donte të jepte mesazhe drejtpërdrejt për t’u thënë një për nje deputeteve që ju duhet të jeni në zgjedhje, edhe sepse ne duam të kemi partnerët tanë për të kontrolluar dhe monitoruar qeverinë e Edi Ramës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here