Ambasada i refuzoi vizën për në Amerikë, revoltohet Vangjush Dako: Iki kur të dua!

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjus Dako ka reaguar për herë të parë mbi lajmin se atij i është refuzuar viza nga ambasada amerikane në Tiranë. Dako e cileson kete si një ‘marrëzi të radhës’, teksa thekson se s’ka asnjë problem për të shkuar në SHBA. “E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak. Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla” ka sqaruar Dako për gazetën lokale ‘Bulervard’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here