Njoftim nga Ambasada gjermane, ndryshojnë procedurat për vizë pune

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë disa ndryshime në procedurat për aplikim, për vizë punë për në Gjermani.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës, bëhet e ditur se në vizat e punës për Gjermani nga 1 nëntori ka filluar të bëhet një dallim mes punësimit sipas Rregullores së Punësimit 26 neni 2 dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.), raporton Insajderi.

LEXO EDHE:  Neuropsikiatri i njohur godet Hetem Ramadanin: Po shfrytëzon hallin e njerëzve të sëmurë
Kliko per me shume info

“Nga tani bëhet një dallim ndërmjet punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2 (Rregullorja për Ballkanin Perëdimor) dhe fillim të punësimit tjetër kualifikues (kartoni i kaltër i BE-së, aftësim, etj.). Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni kategorinë e duhur. Për fat të keq, nëse e keni parashtruar kërkesën në kategorinë e gabuar, ne duhet të refuzojmë hyrjen në zyrën e vizave”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Sulmi në Toronto, 10 akuza për vrasje ndaj të dyshuarit

Tutje, Ambasada e Gjermanisë njofton se “deri më tani është rekomanduar që për parashtrim të kërkesës për vizë për fillim të punësimit sipas Rregullores së Punësimit § 26 neni 2, të kërkoni paraprakisht lejen e punës në Agjencinë Federale të Punës”.

Kjo procedurë do të përfundojë më 1 nëntor 2017. Agjencia Federale e Punës do të përfshihet gjithëmonë në procedurën e vizave nga tani e tutje, njofton Ambasada.

LEXO EDHE:  Gjysmë kile kokainë dhe 50 mijë euro false në makinë, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Ambasada e Gjermanisë ka njoftuar po ashtu se “parapëlqimet e lëshuara prej autoriteteve gjermane deri më 1 nëntor 2017 mbeten të vlefshme, por ato nuk trajtohen me prioritet gjatë caktimit të termineve.”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here