U shkarkua nga Alavesh, De Biasi: Më vjen keq që s’krijova dot një ekip me identitet ndryshe

Xhani De Biasi është shkarkuar sot nga skuadra spanjolle e Deportivo Alavesh.

De Biasi nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar aventurën e tij në “La Liga”, ku nënkupton se nuk iu dha kohë e mjaftueshme për të krijuar një “ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe”.

Kliko per me shume info

“Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alavesh”- shkruan De Biasi./Lajmifundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.