Elbasan, Altin Qato: Ja pse nuk i përmendëm lejet e drejtimit të Tahirit në informacionin zyrtar

Kliko per me shume info

Drejtori i Policisë së Elbasanit ka folur për mediat lidhur me arrestimin e 25 vjecarit Sota si dhe për akuzat e fshehjes së ngjarjes nga opozita.

I pyetur nëse është e vërtetë saktësia e lejeve të drejtimit të gjetura në këtë automjet dhe nëse mbanin emrin e ish-ministrit Tahiri ai ka deklaruar:

Kliko per me shume info

“Automjetit iu be shenjë të ndalojë në rrugën aksin rrugor Peqin-Elbasan. Iu dha shenjë që të ndalojë por nuk i është bindur urdhërit të policisë. Policia e ndoqi nga pas dhe e kapi në ambientet e kombinatit Metalurgjik.

Nga kontrolli që iu bë rezultoi se nuk kishte leje drejtimi pasi ia ka hequr policia. Nga kontrolli i mjetit në sediljen e pasme iu gjet një shumë e konsiderueshme eurosh të cilat iu sekuestruan.

Gjithashtu gjatë kontrollit iu gjetën leje drejtimi për mjete lundrimi të cilat iu sekuestruan.

I pyetur se nëse ka pasur përpjekje për ti fshehur lejet, Qato deklaroi se menjëherë pas kësaj ne ia referuam materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.

“Ne nuk i referuam lejet e drejtimit në komunikatë sepse ato janë sende e si pasojë i takon organit hetimor që të zbardhë origjinalitetin dhe përkatësinë e tyre”, tha Qato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.