Altin Basha sulmon ministren Kumbaro/ “Jeni fatkeqësi për artin dhe kulturën kombëtare”

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Sot”, regjisori i njohur Altin Basha, në komentin e bërë për planet e Ministrisë së Kulturës mbi artin dhe kërkesën e artistëve për ndryshimin e ligjit, në ironi e sipër ka pohuar se ka nisur një proces, ku pjesëmarrës janë ata që e sollën në këtë derexhe artin.

“ Me sa di unë ka nisur një proces, por nuk e kam idenë se kush është përfshirë në grupin e punës. Besoj ekspertët më të mirë, ata ekspertë qe e prunë në këtë derexhe artin dhe kulturën tani duhet të jenë thirrur ta rregullojnë me eksperiencën e mbledhur”, ka deklaruar Basha.

LEXO EDHE:  Vejusha seksi që shëtit botën me paratë e 100 të dashurve
Kliko per me shume info

Basha ka thënë se qeverisja e katër viteve të shkuara e ka përjashtuar artistin nga vendimmarrja duke e lënë këtë klasë të shoqërisë pa mbështetje shtetërore për projektet e tyre.

“Unë bëj pjesë në atë grup artistësh që mendojnë se Ministrja Kumbaro është një fatkeqësi për artin dhe kulturën tonë kombëtare. Ajo ministri nuk u bë kurrë një institucion i artistëve. Asnjëherë më shumë se në katërvjeçarin që kaloi artistët nuk janë ndjerë më të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mbështetja shtetërore për projektet e tyre. ”

LEXO EDHE:  Publikohet biseda e Kastro Zizos dhe ish-bashkëshortes, e pyet për fëmijën, shihni si i kthehet

Më tej Altin Basha ka sulmuar ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk është duke organizuar takime me përfaqësues të OJF-ve për të shpalosur ide që I interesojnë artit, pasi sipas tij “dhe idetë janë gjëja e fundit për të cilat mendon Kumbaro dhe stafi i saj”, ka përfunduar artisti

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here