Altin Basha flet për largimin e Ermal Mamaqit nga “Portokallia”: Iku për fustanet e nuseve

Regjisori i spektaklit “Portokalli”, Altin Basha, ka qenë i ftuar ditën e djeshme në forumet e një universiteti privat ku ka folur për eksperiencën e tij në drejtimin e këtij shoë dhe për marrëdhëniet me aktorët.

Duke folur për ikjen e aktorëve nga ky spektakël, Basha ka marrë shembullin e Ermal Mamaqit, i cili drejton tashmë “Xing me Ermalin” në Klan, emision i cili ka patur mjaft sukses në dy sezonet e fundit.

Kliko per me shume info

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”- tha Altin Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.